Tiranë, 3 persona të plagosur në dy aksidente rrugore.

Dy aksidente kanë ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3persona.
Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti i parë ndodhi rreth orës 16:50 në zonën e Bërzhitës .
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën për arsye që ende nuk dihen dhe për pasojë mbeten të plagosur dy persona.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë një mjet tip “Benz” dhe një furgon. Blutë e kryeqytetit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.
Ndërkohë një tjetër aksident ndodhi rreth orës 18:00 te “Rruga e Kavajës” me pasojë një person të plagosur. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Njëri prej automjeteve ka përplasur edhe një këmbësor i cili është nisur menjëherë drejt spitalit.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz”, një “Mini Cooper” si dhe një automjet tip “Volswagen”. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.
Add new comment