Ndërpriten kërkimet për 18-vjeçarin e mbytur në Erzen.

Asnjë gjurmë nuk eshte gjetur nga i riu 18-vjeçar Erjon Alizoti, i humbur një ditë më parë në kanionet e lumit Erzen, në periferi të Tiranës. Kamera e Vizion Plus ka përshkruar ketë të hëne rrugën që kanë ndjekur të rinjtë gjatë ditës së dielë nga fshati Pëllumbas për në kanionet e lumit Erzen, ku forcat RENEA kërkuan për Erjon Alizotin, 18-vjeçarin e humbur që nga dreka e një dite më parë. Jemi 25 km larg qendrës së Tiranës, në Skurron. Sabri Duqi, banor i zonës është një prej dëshmitarëve që ka takuar të dielën 5 të rinjtë, të cilët siç tregon ai, nuk kanë ndjekur rrugën tradicionale që të çon në Shpellën e Pellumbasit, duke u ndarë nga grupi i ekskursionisteve. Siç mund ta shihni nga pamjet terreni është mjaft i vështirë, pasi ky është një shteg plotësisht i ngushtë dhe shkëmbor. Rreth 15 polumbarë të forcave RENEA, vijojnë prej orës 16.00 të së dielës kërkimin përgjatë lumit Erzen, të ndarë në grupe. Operacioni konsiderohet i vështirë për shkak se rrjedha e fortë e ujit dhe terreni shkëmbor krijon mjaft guva e xhepa nënujore që duhen parë me imtësi. Kanionet e Erzenit që nisin mbi fshatin Ibe dhe vijojnë ne Gryken e Skurranit janë ndër më tërheqëset dhe tërheqin dhjetëra vizitore që vijnë pothuajse çdo fundjavë. Një nga udhëheqësit e këtyre grupeve tregon se pse duhet patur kujdes në këto terrene të rrezikshme. Jo vetëm kanionet e Erzenit janë vende të rrezikshme për vizitoret. Nga veriu në jug të Shqipërisë janë me qindra persona që organizohen vullnetarisht në grupe për të bërë alpinizëm. Një realitet ky që duket se deri më tani është ende larg mbikëqyrjes se autoriteteve për rritjen e sigurisë.
Add new comment