Durrës, atentati ndaj biznesmenit, policia shoqëron 12 persona.

Rreth 12 persona që mendohet se mund të kenë dijeni për atentatin ndaj biznesmenit Ilir Hoxha, mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “4 rrugët e Shijakut” janë shoqëruar sot nga Policia e Durrësit.
42-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi në afërsi të banesës së tij. Burime pranë grupit hetimor pohuan se Ilir Hoxha njihej si person problematik dhe ishte i skeduar për trafik lëndësh narkotike.
Sipas hetuesve të çështjes, pista kryesore është ajo e hakmarrjes për shkak të konkurrencës.
Add new comment