Goditi bashkëshortin me gurë për xhelozi, nën hetim 25-vjeçarja.

Postuar në 03 Prill, 2014 02:24

Një 25-vjeçare është vënë nën hetim nga organi i akuzës së qytetit juglindor pas konfliktit që pati me bashkëshortin e saj mbrëmjen e së martës kur  për motive xhelozie e ka goditur me gurë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në fshatin Liqenas të rrethit të Korçës.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, dje bënë me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 25- vjeçares E.M..

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ku pas një zënke me bashkëshortin për xhelozinë, gruaja në gjendje të dehur ka nisur ta dhunojë atë. Mësohet se 25-vjeçarja e ka goditur burrin e saj me gurë në oborr, por fatmirësisht pa i shkaktuar lëndime. Pas ngjarjes, 34- vjeçari S.M. ka bërë denoncim në Komisariatin e Policisë së qytetit juglindor. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët, pasi morën në pyetje çiftin, vendosën që 25-vjeçarja të procedohet penalisht në gjendje të lirë për akuzën “Dhunë në familje”.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, E.M. ka deklaruar para hetuesve të çështjes, se shkak i dhunës është bërë xhelozia e saj për bashkëshortin. “Jam shumë xheloze për tim shoq, ndaj m’u errësuan sytë”, – është shprehur agresorja. Materialet në ngarkim të saj i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokurorisë së Korçës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.