Panik në Gjirokastër, mësuesi i vë flakën vetes me benzinë.

Ngjarje e pazakontë në një shkollë të Gjirokastrës.
Policia njofton se një mësues i ka vënë flakën vetes duke terrorizuar nxënësit, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën Industriale të Gjirokastrës. Rreth orës 08:00 të mëngjesit, mësuesi Laze Harshova, rreth 60 vjeç ka lyer veten me benzinë në ambientet e shkollës dhe më pas i ka vënë flakën vetes.
Ka qenë ndërhyrja e stafit pedagogjik për të shuar flakët. Mësuesi u transportua në spital, pasi kishte pësuar dëmtime në fytyrë.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që e shtynë 60-vjeçarin të kryente aktin e rëndë.
Add new comment