Fushë Krujë, ekzekutohet me armë i kërkuari për vrasje, u la i lirë nga Gjykata.

Postuar në 04 Prill, 2014 03:28

Vritet me armë zjarri në Tapizë të Fushë Krujës, shtetasi Gjin Nika, person i kerkuar nga drejtesia per vrasje dhe plagosje me arme.
Viktima është qëlluar me armë pas mesnatës dje ka mbetur i vdekur në një atentat të mirëorganizuar ndaj tij.
Pasi kanë vrarë të kërkuarin mesohet se autorët janë larguar me motorr nga vendi i krimit.

Gjin Nika ishte liruar nga gjykata e Apelit Tiranë një muaj më parë. Viktima e atentatit te ndodhur pas mesnate njihej edhe si biznesmen kromi pasi kishte në pronësi të tij një galeri në Bulqize.

Nje jave me pare ai ishte perplasur me policine ne Kamez, pasi forcat e rendit tentuan ta arrestojne por i kerkuari arriti te largohej duke i shpetuar prangave.
Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për shtetasin Gjin Nika, nga Bulqiza, akuzuar për “vrasje me paramendim” e dyfishtë, duke vendosur masën “detyrim paraqitje”, ndërkohë që shkalla e parë kishte vendosur “arrest me burg”.
Ngjarja për të cilën akuzohej ky shtetas ka ndodhur para pak muajsh në Tiranë dhe mendohet se ka lidhje me biznesin e kromit në Bulqizë.
Shtetasi Gjin Nika është arrestuar në janar 2014 në Tiranë dhe aktualisht është duke vuajtur dënimin prej 3 muajsh burg, të vendosur nga gjykata e Kurbinit për “fallsfikimi dokumentash”.
Duke qenë se ky dënim i përfundon brenda një kohe të shkurtër, atëherë Prokuroria e Apelit Tiranë ka bërë menjëherë rekurs në Gjykatën e Lartë për të revokuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të vendosur nga trupa gjykuese e gjykatës së Apelit, e përbërë nga Edmond Gogo, Fatmira Hajdari dhe Gramoz Levanaj dhe të rikthejë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Në bazë të provave që ka në dispozicion prokuroria, ka element të mjaftueshëm për të vlerësuar se ky person është me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe duhet të hetohet në gjendje arresti për ngjarjen e rëndë për të cilën akuzohet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.