Haxhinasto inspekton aksin rrugor Milot-Lezhë.

Postuar në 05 Prill, 2014 06:49

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inspektoi të shtunën aksin rrugor Milot-Lezhë, në përfundim të punës për riveshjen dhe vendosjen e sinjalistikës.

Haxhinasto vuri theksin tek rëndësia e mirëmbajtjes së sinjalistikës rrugore përkatëse, pa të cilën, tha ai, çdo projekt rrugor, do të kthehej në burim aksidentesh për qytetarët dhe mjetet.

Ai siguroi qytetarët se qeveria do të vijojë investimet në drejtim të Shkodrës.

Investimi prej rreth 380 milionë lekësh i Autoritetit Rrugor Shqiptar përfshin riveshjen dhe sistemimin me asfalt të këtij segmenti të rëndësishëm rrugor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.