Vrau vjehrrin se dhëndërri i rrahu motrën, 14.8 vjet burg autorit.

Postuar në 07 Prill, 2014 11:57

Gjykata e Shkodrës dënoi me 14 vjet e 8 muaj burg shtetasin Ermir Gjergji, I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit penal.
Séance u zhvillua pa praninë e mediave dhe u kryesua nga trupa gjykuese e përbërë prej gjyqtarëve: Arbër Çela, Erjon Bani dhe Aleks Nikolli.
Autori i vrasjes së vjehrrit të motrës, në 23 tetorin e 2013-ës në fshatin Gur i Zi, kërkoi mëshirë nga trupi gjykues pasi ka pranuar vrasjen dhe u shpreh se është penduar për veprën e kryer.
Në pretencën e lexuar para trupës gjykuese, prokurori i ëeshtjes kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit Ermir Gjergji, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim për hakmarrje” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe dënimin e tij me 35 vite burgim.
Avokati mbrojtës, Arbër Raja, kërkoi ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale duke marrë parasysh edhe kohën e paraburgimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.