Arrestohet 34 vjecari, autor i 10 vjedhjeve me dhunë në butiqet e Tiranës.

Postuar në 09 Prill, 2014 04:50

Policia ka vënë në pranga një 34 vjecar i cili akuzohet se ka kryer disa vjedhje me dhunë në dyqanet e kryeqytetit.

Operacioni i bluve të komisariatit nr.3 të policisë në Tiranë i quajtur  “BUTIKU”, ka vënë në pranga  Emilent Fatmir Dhepa, 34 vjec I shpallur në kërkim si autori i  disa vjedhjeve, i dënuar me parë për “Vjedhje me dhunë”.

Në sajë të hetimi disa mujor në ngarkim të tij, u dokumentua tërësisht implikimi në 10 vjedhje me dhunë i cili i realizonte nën kërcenimin e armës, në kohë e vende të ndryshme në qarkun e Tiranës.

Aktualisht nga strukturat e policisë po punohet për të dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë të kryera nga ky shtetas, ndërkohë që materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.