Reforma territoriale, Basha i përgjigjet paralajmërimit të Ramës.

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur sot ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama se afati i kërkimit të konsensusit për reformën territoriale po skadon.
Në një takim me të zgjedhurit e djathtë në pushtetin vendor, Basha e ka cilësuar këtë si një lajthitje politike të Ramës.
Sipas tij, opozita po kërcënohet se nuk pret mazhoranca pa fund për reformën administrativo-territoriale.
“Çfarë është kjo thirrje? Pse duhet të na presin në një formë ultimatumi ndërsa e kanë bërë të qartë se nuk japin konsensus dhe duan ta bëjnë pa konsensus? Ja kanë bërë ndonjëherë vetes pyetjen e thjeshtë se vetëm një megalomani e vërber për pushtetin vendor, për qytetarët dhe opozitën e vendit mund t’i përgjigjet thirrjeve të tilla për fasadë. Konsensus nuk ka por ejani të bëmë bashkë”, u shpreh Basha.
Basha tha se Rama u detyrua të dilte nga strofulla e tij duke deklaruar qartë se nuk jep konsensus.
Sipas tij, pretendimi i mazhorancës se opozita nuk do konsensus pasi kërkon bllokimin, është absurd.
“Qytetarët nuk mund të shtrojnë pyetjen se çfarë u kanë dhënë nëse nuk u dhanë konsensusn. Reforma kërkon minimumin e konsensusit politik dhe po të ishte e mundur konsensus me qytetarët. Është turp për këdo që e dëgjon. Të trumbetosh tre katër muaj se kemi ofruar kompromis gjithçka dhe një ditë të bukur të deklarosh se nuk jep kosennsus, këto janë shkarje të logjikës elementare ose siç e thotë populli lajtihitje”, insistoi Basha.
Add new comment