Borxhardt: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga drejtësia, Gjykata do të merret me pretendimet e Dick Martyt.

Shefi i EULEX-it, Bernd Borchardt në një intervistë për RTK-në, ka thënë se krijimi i gjykatës speciale për hetimin e krimeve në luftën e fundit në Kosovës, nuk është duke u bërë për ish – Ushtrinë çlirimtare të Kosovës në veçanti apo me qëllim të prishjes së historisë. Borchard ka theksuar se ky proces është i përqendruar në individë.
“Nuk përqendrohet në vet vendin ose në ushtrinë, në UCK-në, historia nuk mund të rishkruhet, historia dihet dhe faktet janë të njohura”, ka thënë Borchard.
Ai gjatë intervistës ka potencuar se krijimi i kësaj gjykate është i domosdoshëm duke e parë të arsyeshme që të bëhet rizbulimi nëse gjykata mund t’i hedh poshtë pretendimet e ngritura nga Dick Marty, apo sipas tij nëse gjykata do t’i shpallë individët fajtorë për krimet e supozuara.
Por Borchard ka thënë se krijimi i kësaj gjykate tregon se Kosova nuk i frikësohet asaj dhe se sipas tij jep sinjale shumë të fuqishme pozitive për Bashkësinë Kombëtare.
Borchard ka mohuar se EULEX ndjekë komandantët e ish-UÇK’së.
“Nuk është e vërtetë, prokurorët e EULEX’it nuk ndjekin penalisht ndonjë komandant të një organizate të caktuar, EULEX ndjekë njerëzit që janë të dyshuar për vepra të caktuara. Prokuroria e EULEX’it ka ndjekur edhe serbë edhe shqiptarë”, ka thënë ai.
“E kuptoj se është e vështirë votimi i saj por besoj që është gjë e drejtë që kjo të bëhet”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se kjo Gjykatë duhet të merret me pohimet që janë pjesë e raportit të Dick Martyt.
“Unë mund të jap një përgjigjie shumë të thjeshtë për emrat, emrat do të dihen kur të ngritet aktakuza”, ka thënë ai.
Add new comment