Durrës, 35-vjeçari rreh motrën, shkak sherri për borxhin.

Borxhi i pashlyer prej kohësh është bërë shkak për lindjen e një konflikti familjar që ka degjeneruar deri në dhunë fizike nga vellai drejt motres dje ne Durres.
Një 45-vjeçare me inicialet F.D. nga Durrësi i kishte marrë kohë më parë vëllait të saj V.U., 35 vjeç, një shumë të konsiderueshme të hollash.
Në kohën kur kishte marrë paratë, motra i kishte premtuar të vëllait se do t’ia kthente sa më shpejt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Pasi ka kërkuar disa herë rikthimin e parave, 35-vjeçari i ka lënë ultimatum së motrës që t’ia kthente paratë ditën e shtunë. Megjithëse 45-vjeçarja është paraqitur në vendin e takimit, në afërsi të Urës së Dajlanit, ajo nuk kishte marrë me vete paratë. I ndodhur përpara këtij fakti, vëllai është xhindosur dhe nuk ka nguruar të godasë motrën me sende të forta, duke i shkaktuar lëndime. Në këto momente ka reaguar djali 18-vjeçar i gruas.
Kur ka parë dajën të rrahë nënën në sytë e tij, nipi e ka qëlluar disa herë me sende të forta. Pas konfliktit fizik, palët kanë bërë denoncimin përkatës në polici, ndërsa ka nisur edhe procedimi penal për 35-vjeçarin dhe nipin e tij.
Add new comment