Berisha: Tre tritole nё 24 ore, vrasje dhe maska, Rama “kapet me Nishanin”

Postuar në 19 Prill, 2014 12:42

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar sot gjendjen e rëndit në vend ndërsa ka shtuar se kryeministri Edi Rama po synon të marrë edhe kompetencat e presidentit.
“Te dashur miq, ne 24 orё kanё ndodhur; tritol ne komisariatin ne Fushё - Krujё, tritol ne Durres biznesmenit te njohur, tritol ne Tirane, droge ne te kater anet dhe Edi Rama kerkon dhe kompetencat e Presidentit. Ai e ka mendjen vetem tek pushteti personal dhe perdorimi i tij per pasurim”, shkruan Berisha.

Sipas tij, Rama pasi deshtoi totalisht ne qeverisjen e tij dhe zhyti vendin ne kaos dhe pasiguri, pёrpiqet me te gjitha mjetet, pёrfshire kёtu letrat idioteske tёTahirit, tё shkruara nga vete Rama, drejtuar presidentit pёr gjykatёsit, tё bindё shqiptarёt se shkaku i tritoleve, vrasjeve tё njepasnjeshme, trafikut tё drogёs nga deti, toka dhe ajri nuk ёshtё ai dhe lidhjet e tij kёmbё krye me krimin. Perkundrazi, shkaku i vёrtetё sipas zёrave tё brendshem qёndron nё faktin se ai meriton dhe duhet tё jetё vetё kryeminister, president dhe kryekreu i kёsaj toke, pra vete Enveri!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.