Tiranë, arrestohen dy të kërkuar për grabitje në Itali.

Postuar në 20 Prill, 2014 11:45

Dy persona të kërkuar në Itali për grabitje arrestohen  në Tiranë. Ndalimi i tyre është bërë nga policia e kryeqytetit pasi dy personat ishin në kërkim ndërkombëtar.
Mikel Gonxhi dhe Rajmonda Kolbuçaj u arrestuan pas një aksioni nga policia e Tiranës.
Shteti Italian kishte lëshaur urdhër arresti ndaj tyre me akuzën e grabitjes me dhunë. Ndërkohë, sipas burimeve nga policia, arrestimi të kërkuarve ka ndodhur në zonën e Laprakës, nga efektivët e komisariatit nr.3.
Sipas policisë, Mikel Goxhi, 28 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë, u arrestua pasi Interpol Tirana ka dërguar vendimin e dt.21.02.2014 Gjykata e Frosinone/Itali, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.V.Penale “Grabitje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtje të sendeve të vjedhura”, parashikuar nga nenet 110,628, 648 të K.Penal Italian.

Për 27 vjeçaren Rajmonda Kolbuçaj, lindur ne Bajram-Currë banuese Tiranë është ngritur e njëjta akuzë. Për të arrestuarit policia tha se do të kryen veprimet dhe procedurat me qëllim ekstradimin e tyre drejt Italisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.