Vlorë, arrestohet 31 vjeçari, kërcënonte kryetarin e një komune për përfitime financiare.

Postuar në 27 Prill, 2014 04:14

-Policia e Vlorës arrestoi orët e para të të dielës, një 31 vjeçar nga ky qytet, i cili dyshohet se kërcënonte përmes mesazheve kryetarin e një komune, duke i kërkuar atij vlera të konsiderueshme financiare.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se, 31 vjeçari Ermal Rrapaj, u arrestua në banesën e tij në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një aksioni të strukturave të krimeve të rënda. Sipas policisë, ky aksion ishte finalizim i një hetimi të përbashkët 3 mujor, mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe strukturave të Drejtorisë së Policisë, gjatë të cilit u arrit të identifikohej dhe të grumbulloheshin prova në ngarkim të 31 vjeçarit. “Ky shtetas prej disa muajsh kërcëntonte me anë të mesazheve në celular shtetasin Pilo Toto, kryetar i komunës Brataj, duke i kërkuar atij t’i dorëzonte një shumë të konsiderueshme parash”, bëri të ditur zyrtarisht policia e Vlorës.

Rrapaj akuzohet për veprën penale të shtërngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.