Në kërkim për vrasje, arrestohet pas një viti.

I shpallur në kërkim për vrasje, një i ri nga Gramshi përfundoi në prangat e uniformave blu. Besnik Meço 32 vjeç nga Gramshi, u arrestua nga policia e Lushnjes pasi prej gati një viti ishte shpallur në kërkim. Në ngarkim të tij Gjykata e Lushnjes kishte dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Meço akuzohet se më 28 prill të vitit 2014, në vendin e quajtur tregu i fruta perimeve Lushnje në bashkëpunim me një person tjetër dyshohet se ka vrarë 35 vjeçarin Dashamir Cyrbja, me banim në Xhafzotaj të Lushnjes.
Add new comment