Tiranë, bllokohet lokali, shiste drogë pranë gjimnazit "Çajupi"

Policia e kryeqytetit ka bllokuar një lokal para pak minutash, në afërsi të gjimnazit "Çajupi", pasi kishte dyshime se shërbente si bazë për shpërndarjen e drogës. Pas kontrollit, policia zbuloi 300 doza marihuanë gati për t'u shpërndarë në pjesën lindore të Tiranës.
Njesia "Shqiponja" ka rrethuar zonën dhe ka shoqëruar katër persona si të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Add new comment