Eksplozivi ndaj arkitektes, PD "Rama po dështon në detyrën e tij"

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes ku u përfshi nga flakët makina e arkitektes Entela Çano pas vendosjes së një sasie eksplozivi. Sipas zëdhënëses për shtyp, Laura Vorspi kjo tregon dështim të kryeministrit dhe ministrit të brendshëm lidhur me situatën e rendit në vend, ndërsa shtoi se situata e e rendit në vend po përkeqësohet.
Vorpsi i bëri apel kryeministrit të marrë masa të menjëhershme, ose në të kundërt siç e cilësoi Vorpsi ai nuk është në gjendje të kryejë detyrën parësore.
“Atentati me eksploziv ndaj arkitektes Entela Çano, që për fatin e mirë nuk ia mori jetën, është një thirrje alarmi për situatën e rendit dhe sigurisë në vend, që sa vjen e përkeqësohet. Kjo ngjarje dëshmon dhe një herë dështimin e Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm për vendosjen e rendit dhe qetësisë në vend. Kriza e rendit, është e lidhur me paligjshmërinë që buron në kupolën e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit të marrë masa të menjëhershme. Nëse ai nuk ofron dot siguri për jetën e qytetarëve në vend, atëherë ai nuk është në gjendje të bëjë detyrën më parësore që i është ngarkuar nga Kushtetuta dhe nga qytetarët shqiptarë.” tha Vorpsi.
Add new comment