Pogradec, zhduket nga e hëna babai i tre vajzave, asnjë gjurmë.

Postuar në 22 Maj, 2014 09:26

Një 63 vjeçar, me profesion elektricist, është zhdukur në mënyrë misterioze në Pogradec. Bëhet fjalë për shtetasin Naum Gosho, 63 vjeç, babai i tre vajzave.
 
Sipas policisë Gusho ka dalë nga shtëpia në orën 10 të së hënës së 19 majit për të shkuar në punë pasi ishte elektricist në qytetin liqenor por nuk është kthyer më në banesë. Të njëjtat burime njoftojnë se 63 vjeçari nuk ka pasur konflikte me njeri, ndërsa edhe familjarët konfirmojnë se ai nuk vuante nga ndonjë sëmundje.
 
Sipas policisë vijojnë kërkimet për gjetjen e tij, por ende nuk ka asnjë gjurmë të Gushos.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.