Shoqërohet zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, dyshohet për korrupsion

Policia e Tiranës ka nisur ditën e sotme një operacion antikorrupsion ndaj zyrtarëve në Drejtorinë Rajonale të Ministrisë së Mjesdisit. Në këtë kuadër, Drejtoria e Forcave të Posaçme Operacionale dhe Seksioni i Antikrimit Financiar, kanë shoqëruar një zyrtar të Ministrisë së Mjedisit i dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit”.
Mësohet se i shoqëruar është Albert Topçiu, Drejtor i Vlerësimit Mjedisor në Ministrinë e Mjedisit. Topçiu është shoqëruar i dyshuar se ka marrë 2 mijë euro ryshfet.
Operacioni antikorrupsion, i cili po kryhet nga Antikrimi Financiar dhe Drejtoria e Forcave të Posaçme Operacionale, ka nisur ditën e sotme dhe vijon për zbulimin e rasteve të tjera të zyrtarëve të korruptuar.
Add new comment