Tiranë, kapet në flagrancë hajduti, po vidhte një makinë tek Ekspozita

Një hajdut makinash është arrestuar sot në flagrancë nga policia e Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku Endrit Avdiu është vënë në pranga të policisë teksa po tentonte të vidhte një makinë pranë ish-ekspozitës.
Arrestimi i tij është bërë i mundur nga patrulla e efektivëve të policisë së komisariatit numër 3, të cilët kanë pikasur hajdutin në momentin e krimit. Ndërkaq materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë për procedime të mëtejshme penale.
Add new comment