Korçë, kërcënohet Rektori i Universitetit nga studenti 51-vjeçar

Postuar në 01 Gusht, 2014 15:05

- Dy vjet pas përjashtimit nga fakulteti një student i universitetit "Fan Noli" në Korçë kërcënon rektorin e këtij institucioni pasi kërkon t’i rikthehet studimeve.

 Sipas të dhënave rasti jo i zakonshëm është bërë i ditur pas denoncimit nga rektori i universitetit të Korçës, Gjergji Mero i cili ka marrë mesazhe kërcënuese nga studenti.

Mësohet se nga strukturat e drejtorisë së policisë së qarkut ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D, 51 vjeç banues në lagjen Nr. 1 Pogradec pas denoncimit të rektorit të universitetit Fan Noli, Gjergji Mero.

Ky i fundit ka deklaruar në polici se ka marrë mesazhe kërcënuese nga ky person i cili është përjashtuar nga universiteti 2 vite më parë për shkak të shkeljes së rregullave të disiplinës.

Ndërkaq i kontaktuar në telefon nga A1 Report, Rektori i universitetit “Fan S. Noli” ka pohuar se prej disa kohësh 51-vjeçari, ish-student në fakultetin e gjuhë letërsisë e kërcënonte në telefon çka ka detyruar Meron te bëjë denoncim edhe në komisariatin e Korçës. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.