Vrasje në Bajram Curr, qëllohen babë e bir, vdes djali 20-vjeçar.

Vrasje në mes të qytetit të Bajram Currit. Vritet me armë 20-vjeçari, plagoset rëndë babai i tij.
Një grindje e çastit në pazarin në Bajram Curr, ka degraduar në përdorimin e armës, ku për pasojë mbeti i vrarë 20-vjeçari Blerim Metaliaj, ndërsa edhe babai i tij, Rexhep Metaliaj u qellua me arme, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Autori është larguar pas krimit, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje nisi hetimet për të zbardhur shkaqet e vrasjes së të riut, në mes të qytetit dhe në mes të ditës, si dhe të plagosjes së babait të tij.
Add new comment