Dhërmi, familjarët: Denisi, djalë i vetëm, punonte për familjen.

Ngjarja e rëndë për vrasjen e kamerierit 28 vjeçar Denis Vyshka ditën e djeshme në lokalin ‘Shija e Detit’ nga dy pronarët dhe kuzhinieri ka sjellë edhe reagimin e familjarëve.
Kushëriri tij shprehet se familja nuk ka shumë të dhëna lidhur me ngjarjen ndërsa shton se ai ishte djali i vetëm i familjes. Në fjalën e tij, kushëriri thekson se Denisi nuk ishte djalë konfliktual, prandaj ngjarja siç shprehet ai ka shokuar të gjithë të afërmit.
Kushëriri ndër të tjera thotë se 28 vjeçari ka punuar ndër vite kamarier për të ndihmuar familjen e tij. Ndërkohë edhe komshiu i Vyshkës, shprehet se ai ishte një djalë që nuk krijonte konflikte.
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës, nuk ka ardhur akoma në banesë. Denis Vyshka u masakrua ditën e djeshme nga dy pronarët Altin Imeraj dhe Ervis Zylfaj si dhe nga kuzhinieri Miklovan Zymeraj, me pretendimin e një borxhi prej 500 mijë lekësh të reja.
Ndërkohë po këta persona dhunuan edhe pastruesen Dorina Sako 43 vjeç, e cila në dëshminë e saj në polici, tregoi se 28 vjeçari ishte dhunuar dhe vrarë nga të akuzuarit, në ambientet e lokalit.
Add new comment