Lezhë, policia parandalon një vrasje 3 në pranga, sekuestrohet arma.

Komisariati i policisë së Lezhës ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një vrasje të mundshme në qytet, duke arrestuar edhe tre persona.
Njërit prej të arrestuarve Bardhok Kolës, i është sekuestruar edhe një armë zjarri, ndërsa dy personave të tjerë u janë gjetur sende të forta me vete dhe një bajonetë.
Bëhet e ditur se Kola ka marrë armën e zjarrit pas një konflikti që ka pasur midis Elton Lleshit e Marin Markut në lagjen “Gurra”.
Sipas policisë Bardhok Kolës i është bllokuar arma automatik kallashnikov me 30 fishekë në momentin kur ai e ka nxjerrë nga objekti ku punonte.
Ndërsa që gjatë ndalimi të Elton Lleshit dhe Marin Markut iu është bllokuar dhe sekuestruar nga policia një thike bajonetë dhe shkopinj bejsbolli të cilët i kanë pasur gjatë konfliktit
Janë të paqarta shkaqet e konfliktit mes këtyre personave. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen plotë të ngjarjes e cila mund të kishte përfunduar me përmasa tragjike.
Add new comment