Përfshihet nga flakët kozmetika në pallatin ku banon Edi Rama.

Flakët kanë përfshirë një dyqan kozmetike në kryeqytet, në pallatin ku banon kryeministri Edi Rama, në rrugën “Myslym Shyri” pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Forcat e zjarrfikësve kanë mbërritur urgjentisht në vendin ngjarjes dhe pas 1 ore kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërkaq zjarrfikësit kanë stakuar energjinë elektrike.
Ndërkohë raportohet dhe se nuk ka të lënduar nga flakët e zjarrit.
Add new comment