Ndërtimet pa leje, policia procedon penalisht 7 persona në gjithë vendin

Postuar në 26 Gusht, 2014 09:49

Strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë ditës së djeshme, në kuadër të masave për goditjen e krimit mjedisor dhe në mënyrë të veçantë ndërtimeve abuzive, kanë proceduar 7 persona për ndërtime të paligjshme.
 
Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, janë proceduar penalisht 6 shtetas të dyshuar për veprën penale ndërtim i paligjshëm, përkatësisht:
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Gëzim C., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi orës 18:00, është konstatuar duke ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 filluan procedimin penal në gjendje të lirë për 2 shtetas, përkatësisht:
Altin B., 44 vjeç , banues në Tiranë, pasi rreth orës 16:00, është konstatuar se në rrugën “Pjetër Bogdani”, ka ndërtuar një objekt pa lejet përkatëse.
Elona V.,38  vjeçe, banuese në Tiranë, pasi rreth orës 12:00, është konstatuar teksa në ambientet e banesës po kryente punime pa leje.
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 filluan procedimin penal në gjendje të lirë për 2 shtetas, përkatësisht:
Florian S.,43 vjeç , banues në Tiranë, pasi rreth orës 15:30, është konstatuar se afër banesës ka ndërtuar një objekt shtesë pa leje. 
Refki P., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi rreth orës 16:00, në rrugën “Sami Frashëri”, u konstatua se ka bërë rikonstruksion pa leje në tre kate.
 
Nga Komisariati i Policisë Nr. 4 filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Julian P., vjeç 30, banues në Tiranë, pasi rreth orës 12:00, në rrugën e “Dibrës”, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje.
 
Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Durrës filloi procedimi penal në gjendje të lirë për Flamur K., vjeç 34, banues në Durrës, pasi është konstatuar se në lagjen nr.16/1, ka bërë një ndërtim pa leje.
 
Për të gjitha këto raste materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale ndërtim i paligjshëm parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.