Me qytetarin apo me shtetarin?

Postuar në 23 Shkurt, 2015 18:55

by Komisaret e Lindjes | 23 February, 2015 - 18:58
O Njerez... Nese e duam veten,Pse nuk provojme ta degjojme njeri tjetrin? Pse nuk provojme te marrim vesh: Çfare do ky Lubonja? Po te ishte se Fatos Lubonja do donte thjesht Veten e Tij, interesat e tij, ai do ta kishte fare lehte te pajtohej me Ramen kryeminister, dhe cdo gje do t'i vente mbare, uji do rridhte ne vijen e tij. Nuk mund te themi se Lubonja ka qene me Berishen, asnjehere, nese nuk perjashtojme fillimet e '90, kur te gjithe brohorisnim kunder Komunizmes dhe Berishen e pranuam se ai doli ne krye (ai e di se si, dhe ne e dime se si, tanime!). Lubonja ishte ne krye te atyre qe rrezuan Berishen ne vitin 1996-97. Lubonja ka qene po aq kritik ndaj Berishes, ne mos me shume. Por, na duhet te pranojme se ka qene ne minoritetin e individeve qe nuk kane perfituar prej atyre qe jane ngjitur ne pushtet: Rama eshte i fundmi, por shembulli me tipik i pa-deshires se fatosit per te heshtur. Tani, Lubonja na thote: Nese besuam tek Enveri (se s'dinim tjeter, se dyert e dritaret i kishte mbyllur te gjitha, edhe gojen edhe mendjen na e kishte mbyllur), nese shkuam pas Sali berishes, se ate na nxoren ne krye te Pluralizmes, a do te vazhdojme te besojme pa verifikuar, edhe keta qe vijne pas tij?! Rama eshte absolutisht ndryshe, ndryshe ishte edhe ne fillim fare, kur kerkonte varjen e komunisteve (duke filluar nga babai i tij!!!-sic shprehej), ndryshe nga socialistet e tjere, kur ata leftonin tradicionalisht, si ish-komuniste me Berishen, ndryshe edhe si kryetar Bashkie, por nderroi, nderroi aq shume sa doli ne krye te PS-se! A duhet ta besojme, edhe me tej? Ta besojme pa asnje kusht? A ta besojme kur flet ne emer te socialisteve dhe refuzon bashkepunimin me ca individe te urte e me pervoje ne radhet e se majtes? A duhet ta besojme kur edhe pas nje viti e gjysem merret me Berishen e sotem, pa na bindur neve se nje dite te aferme do merret me Berishen e Djeshem, ate qe-sipas akuzave te Rames- ka marre me qafe Shqiperine, ke kryer krime dhe ka vjedhur gjithcka?! A duhet ta besojme kur ai nje me dy, duke ndenjur ne zyre edhe me pak se Fatos Nano, gjendet ne Itali apo Europe, dhe u rrefen atyre nje Shqiperi qe kur ne e degjojme, nuk mund te themi dot se eshte ajo ku ne jetojme?! Kur paraqet nje Shqiperi tjeter nga kjo qe eshte, na behet neve me mire? Behemi ne me te mire? Jetojme ne me mire? Marrin pergjigje psh pyetjet e Ben Blushit (qe ka kusuret e tij, por atyre pyetjeve dikush duhet tu pergjigjet). Kush na prish pune, realisht: Kryeministri, kur nuk eshte i vertete (kur thoshte se jemi pas Gjermanise, dhe kur thote se ne po e pushtojme Italine duke joshur italianet te jetojne ne Shqiperi?!), apo kur Fatos Lubonja ia vesh kot dhe ne jemi okay, ne jemi te lumtur etj etj?! T'ja mbyllesh gojen nje individi te lire, se paku pa interesa te dukshme, eshte padyshim me lehte se t'i mbyllesh gojen kryeministrit te radhes, por qytetaret do duhet te mesohen ta shtyjne veten per nga qytetari qe flet ndryshe, jo nga shtetari qe i ka ne dore edhe zyrat, edhe gazetat, edhe policine, edhe mundesine per te genjyer, brenda e jashte shtetit... Ta degjojme njeri tjetrin, duke menduar se ku eshte e drejta qe na intereson.

PS: Ky koment është postuar në shkrmin: "Transformimi i Shqipërisë”, i suksesshëm si operacion mediatik. “I gatuar në Tiranë, në bashkëpunim me një gazetari të keqe italiane (ndoshta edhe me ambasadën)”, shkruan Lubonja" nga komentuesi "Komisaret e Lindjes".

Comments

Submitted by Parti...Party (not verified) on

Qytetari eshte varianti shumice i shtetarit, dhe titulli do duhej te perballte pusht(tetarin) me qytetarin, ose partine me kryetarin autorotarist apo mr keq akoma.
Pluralizmi yne i dyte (i pari ndodhi ne vitet 20/30 me Nolin e Zogun), nga qe u dekretua nga monizmi, edhe sot e kesaj dite priret te funksionoj si pluralizrm NjeThundrak, NjePartiak.
Sic Sali Berisha, edhe Edi Rama kerkon ta zeroj Opoziten. Por Rama ka zeruar se pari PS-ne.Ai ecen me idene se partia ne pushtet eshte Parti PARTY. Partia fituese ka marre komanden Shperndau, dhe do mblidhet vetem kur te bjen flamujt e Fitores, fitore qe e gezojne ata qe marrin pjese ne Party...
Ben Blushi duket se qe me fat, nuk do ket asnje pergjegjesi kur I Gjati i Ngjyer me Rozr do bjer, dmth do niset per te prishur ne Paris parate e siguruara nga lufra kunder korrupsionit!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.