Viti i ri shkollor, nëndrejtori i 'Aleks Budës' grushte me mësuesin

Ndërsa viti i ri shkollor pritet t’i hapë dyert nxënësve më 15 Shtator, përgatitjet e mësuesve për të qenë gati, duket se kanë nxehur gjakrat në një gjimnaz në Tiranë.
Nëndrejtori i shkollës “Aleks Buda” në Laprakë dhe një mësues i këtij gjimnazi, janë qëlluar me grushte me njëri-tjetrin. Mësuesit ishin mbledhur për planin e vitit të ri shkollor, ndërsa ende nuk dihet shkaku i konfliktit mes tyre.
Forca të policisë së kryeqytetit mbërritën në ambientet e shkollës ‘Aleks Buda” dhe shoqeruan ne komisariatin numer 3, nendrejtorin dhe mesuesin për të zbardhur sherrin mes tyre.
Add new comment