Fier/ Ndryshuan destinacionin për tregtimin e naftës, 4 veta në pranga

Postuar në 08 Tetor, 2014 02:39

 

Në Fier janë arrestuar 4 persona, pasi janë kapur në flagrancë teksa ndryshuan destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të naftës bruto, me qëllim që ta shisnin atë në pika pakice. Policia e qytetit të Fierit bën me dije se në pranga kanë përfunduar shtetasit Sotiraq Sallaku, Klevis Aliaj, Sokrat Yzeiri, Bashkim Shehaj.  Policia i ka kapur në flagrancë, duke ndryshuar destinacionin e lëvizjes së shkarkimit të 100 ton nafte bruto. Mësohet se ata do ta tregtonin naftën bruto në pika të ndryshme private.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.