Itali, kapet ish ushtaraku shqiptar Drogë dhe një karrierë e shkëlqyer.

Një ish ushtarak i Forcave të Armatosura shqiptare që ka marrë pjesë dhe në misione paqeruajtëse ndërkombëtare në Afganistan dhe Irak është arrestuar në Pavia të Lombardisë. Karabinierët i gjetën gati 2 kg marijuanë në makinë dhe 200 gr kokainë në banesë.
Shtetasi shqipëtar me inicialet A. J., 32 vjeç, u vu në pranga pasi karabinierët e qytetit të Pavias e ndaluan në bordin e makinës së tij, të tipit Mercedes Class A, ku i gjetën në brendësi 1.75 kg marijuanë. Forcat e rendit italiane bën ndalimin e ish ushtarakut pasi ishin senjalizuar disa herë për veprime të dyshimta. Gjithashtu, në një moment të dytë, gjatë kontrollit në banesën e A. J., këtij të fundit iu gjendën dhe 200 gramë kokainë në një kasafortë.
Gjatë procedimit penal për trafik dhe shpërndarje droge, për çudinë e tyre dhe jo vetëm, karabinierët e Pavias zbuluan se shtetasi në fjalë kishte patur një karrierë të shkëlqyer në Forcat e Armatosura të vendit tonë. A. J. ka shërbyer në disa misione ndërkombërate, si “Isaf” në Afganistan dhe “Iraqi Fredoom” në Irak.
Add new comment