Elbasan, aksident në lagjen “Aqif Pasha”, 4 të lënduar

ELBASAN- Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orëve të vona të së premtes në lagjen “Aqif Pasha”. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur 4 persona, të cilët janë transportuar menjëherë për në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, njëri prej të lënduarve ndodhet në gjendje më të rëndë. Nuk dihet ende identiteti i personave të lënduar apo shkaqet e këtij aksidenti.
Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, fillojnë hetimet.
Add new comment