Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme; dhe të pamundura

Maxhoranca qeverisëse ka refuzuar prerë idenë e një diskutimi mbi ndryshime të mundshme kushtetuese, të cilat do të synonin të bënin një rishpërndarje më të mirë të pushteteve e do ta bënin më funksionale makinën institucionale. Por të tjerët vazhdojnë ta bëjnë këtë diskutim. Sot ishte ish-presidenti Meidani që, me anë të një interviste në Panorama, hidhte dritë mbi pikat ku është parë e nevojshme nga një iniciativë ish-presidentësh e juristësh të ndërhyhet. Më e rëndësishmja mbetet ajo mbi procedurat apo mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit e mbi saktësimin e kompetencave të këtij funksioni. Meidani shtron dy opcione: ose Presidenti të zgjidhet me 84 deputetë (60% të anëtarëve të Kuvendit), gjë që nënkupton e inkurajon dialogun e konsensusin mes palëve, ose – për të shmangur koklavitjet që vinë nga nevoja për konsensus – të zgjidhet drejtëpërdrejtë nga populli. Në fakt, ideja e zgjedhjes së presidentit në një votim të përgjithshëm është duke fituar terren në opinionin publik, por Berisha, sa kohë do të jetë kryeministër, nuk ka asnjë interes t’i hyjë kësaj loje; nuk ka pse (nuk është mësuar) t’ua japë të tjerëve një të drejtë që e ka ekskluzivisht ai. Prandaj duhen pritur kohë më të përshtatshme për këtë gjë.
E.G.
Comments
Koha me e pershtatshme do te
Koha me e pershtatshme do te jete koha kur Berisha te ike nga kjo bote!!! Pasojat e pafuqise per te mbrojtur voten do te jene te pariparueshme...
Add new comment