Ligji “urgjent dhe me porosi” mbi riciklimin e makinave të vjetra

Postuar në 06 Tetor, 2011 10:47

Në edicionet informative të Top-channel-it dhe në versionin online të këtij televizioni bie në sy një scoop mbi riciklimin e makinave të vjetra. Ja një përbledhje e lajmit, që flet për lidhje të shkurtëra mes një biznesmeni të huaj dhe kryeministrit:

“Për herë të parë për çështjen e varrezave të automjeteve, kryeministri është shprehur në maj të vitit të kaluar, kur ëhstë shprehur, se “çdo varrezë e licencuar do të zhvendoset 5 kilometra larg rrugëve nacionale apo rajonale. Pas kësaj deklarate kjo ëështje mbeti në heshtje për më shumë se 1 vit, deri në fillim të shtatorit të këtij viti, kur qeveria papritur iu rikthye sërish problemit të varrezave.

Në datën 7 shtator në mbledhjen e qeverisë u miratua një akt normativ, i cili kërkonte zhvendosjen urgjente të varrezave për automjetet e dala jashtë përdorimit, por këtë herë projekti i qeverisë kishte ndryshuar dhe distanca nga rrugët nuk ishte më 5 kilometra.

Një javë pas miratimit të aktit normativ, më saktësisht në datën 13 shtator, kryeministri pret në zyrën e tij Rafael Bart-in, drejtorin ekzekutiv të kompanisë gjermane Scholz, e cila në Xhafzotaj të Durrësit ka ndërtuar një fabrikë të fuqishme për riciklimin e skrapit. Takimi konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e vetë qeverisë. Dy javë më vonë qeveria dërgon në parlament për votim, fillimisht në komisione e më pas në seancë plenare, ligjin për manaxhimin e integruar të mbetjeve, varianti fillestar i të cilit ishte përgatitur që një vit më parë, në shtator të 2010-ës.

Ligji që në themel të tij i hap rrugën në heshtje importit të automjeteve në fund të jetës, me qëllim riciklimin e tyre në Shqipëri, gjë e ndaluar deri më sot. Dyshimet lidhen pikërisht me kompaninë Sholz dhe kapacitetin përpunues të fabrikës që ajo ka në Xhafzotaj. Kjo kompani, e cila ka mbërritur në Shqipëri para disa vitesh, u  regjistrua si biznes shqiptar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në vitin 2008. Menjëherë pas kësaj filloi ndërtimin e fabrikës gjigante, që do të riciklonte skrap dhe mbetje të tjera të ngurta. Pas përfundimit të fabrikës, në mars të këtij viti Sholz siguron lejen mjedisore nga Ministria e Mjedisit. Top Channel zotëron lejen mjedisore, ku zbulohet se kapaciteti riciklues i fabrikës është 800 tonë skrap në orë. Në relacionin shoqërues të ligjit për mbetjet thuhet se stoku total i mbetjeve të skrapit nga automjetet e përdorura në gjithë vendin llogaritet në 120 mijë tonë.

Edhe nëse fabrika do të punonte vetëm 5 orë në ditë, me këtë kapacitet do të mjaftonte vetëm një muaj, që ajo të riciklonte të gjithë rezervat e skrapit që janë krijuar në 20 vite nga automjetet në Shqipëri. Shifrat që jep vetë Ministria e Mjedisit tregojnë se Shqipëria krijon mesatarisht 6 mijë tonë mbetje skrapi nga automjetet në vit, kapaciteti riciklues i kompanisë është aq i madh sa mund ta përpunojë atë vetëm në një ditë. Kjo do të thotë se kompanisë do i duhet lëndë e parë skrapi, për të cilat opozita dyshon se do vijnë nga importi, që qeveria e lejoi vetëm pak ditë më parë.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by mialeksi (not verified) on

PO MIRE, CFARE LIDHJE KA KJO ME SHTYRJEN E VARREZAVE 5 KM??

Submitted by andon (not verified) on

kapacitet 800 ton ne ore??? Thuajuni atyre te Top Chanelit ta shikojn dhe njeher me kujdes se nuk ka fabrik qe mund ta bej kete. Te pakten logjikisht duket e pamundur. Nje makine eshte 2 ton. I thone 400 makina ne ore qe riciklohen??? Baahhh, do ishte rekord Ginesi

Submitted by Pavllo Allamani (not verified) on

Unë kam një propozim: le t'i parkojnë këto makina në fshatrat e braktisura prej banorëve. Ashtu do duken edhe bukur, nga sateliti.

Submitted by Tiku (not verified) on

Ka shume lidhje, sepse qe te shtyhen varrezat e makinave rreth 5 km nga aksi nacional, pronaret e ketyre subjekteve duhet  teblejne ose te marrin me qera truallin e ri, dhe duhet te paguajne nga xhepi koston e tonelatave me makina qe kane aty, keshtu qe kostua per tu perballuar do te jete jashtzakonisht e madhe. Ne kete pike hyn shteti me ushtrine sekuestron gjithe kete skrap dhe ja shet me cmim minimal(me sakt e fal) atyre kompanive serbe te shperberjes se automjeteve. Sot neqofte se e con ne varrezat e makinave te japin ndnj lek(sa do pak), pas nja 1 muaji e gjysem do shikoni qe qeveria do te miratoje nje ligj me ane te te cilit qytetari per te demoluar  makinen do te duhet te paguaje , e ta c'regjistroj me doemoes. Shkurt muabeti do denden me leke serbet e kompanive te demolicionit.

Submitted by Tiku (not verified) on

me lart e kisha fjalen pr koston e shpernguljes se makinave nga ana e pronareve te varrezave te makinave

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.