A. Vehbiu: Gjuha jonë është prapa të tjerave; A. Klosi: Jo dhe aq

Në Shekullin e djeshëm, Ardian Klosi thosh të vetën lidhur me një tezë të Ardian Vehbiut, që ky i fundit e ka parashtruar në shkrimin e tij me titull ‘Pastrim apo pasurim’, të publikuar në respublica.al. Më saktë, është një gjysmë paragrafi që i ka bërë përshtypje Klosit: “Për shkak të lëvrimit të pakët dhe të njëanshëm, shqipja ka mbetur shumë prapa gjuhëve madhore europiane, sidomos në nivelin e komunikimit abstrakt dhe diturak, në çështje të etikës dhe të filozofisë dhe të besimit, të mendimit politik dhe historik, të sociologjisë dhe të psikologjisë. Ata që thonë se shqipja “është gjuhë shumë e pasur”, ose “i ka të gjitha mjetet...” etj., gënjejnë haptazi – bashkëfolësit e tyre ose veten”.
Klosi ka një mendim pak të ndryshëm, dhe për të ilustruar tezën e vet, merr në shqyrtim dy dijetarë shqiptarë të lëmit të gjuhësisë, Aleksandër Xhuvanin dhe Eqrem Çabejn, të cilët na provojnë me veprat e tyre në gjuhësi, se “gjuha shqipe është e pasur, e larme dhe e zhdërvjellët”. Dhe me këtë ka parasysh, jo leksikun, por “strukturën e saj”.
Klosi bie dakord pjesërisht me Vehbiun, gjë që duket dhe nga pyetja që ai shtron: Pse gjuha shqipe, duke përjashtuar gjuhësinë, e pjesërisht psikologjinë e pedagogjinë, ka mbetur pas gjuhëve të tjera në çështje të filozofisë, sociologjisë, të komunikimit?
Dhe përgjigjen e gjen tek fakti, që përpjekjeve të dijetarëve shqiptarë për ta pasuruar e zhdërvjelltësuar gjuhën shqipe edhe në këtë drejtim nuk u vihet veshi. Shkurt, thotë Klosi, na lë në vend numëro “dembelia e padija; dembelia për t’u kthyer tek veprat që ekzistojnë të shtypura, dhe padija që na bën të kënaqemi me veten, e të harrojmë se gjuha jonë mund të shkruhet dhe flitet shumë më mirë se ç’bëhet sot”.
Re.Pu.
Comments
Nje shqipe pa koloset e

Nje shqipe pa koloset e shqipes te eleminuem nga diktatura komuniste per shkak se nuk perputhej me ate ideologji, nuk ka se si te mos çaloje. Por e keqja asht se edhe sot e kesaj dite vazhdohet me mendesine komuniste te kuadrove te komunizmit.

Me date 4 shkurt, ne Corriere

Me date 4 shkurt, ne Corriere della Sera, Sergio Romano tregon per perkjekjet e vazhdueshme te shtetit italian per te crrenjesuar analfabetizmin. Dhe tregon qarte se sa e veshtire eshte. Statistikat e fundit italiane, si dhe interpretimi i tyre, japin edhe nje shifer prej 30% analfabete. Ai tregon se si gjate viteve te pas luftes perdorej periudha e detyrimit te sherbimit ushtarak per te realizuar nje 3 ore studim shkrim e kendim. Tani, mendoni pak per situaten tone. Mendoni sa vite ka qe shkolla jone eshte masakruar duke e shnderruar ne nje organ te partive politike, si dhe ne nje organ korrupsioni qe ne moshe te vogel. Ku mesuesit i mesojne pak nxenesit (per te mos thene fare) ne menyre qe ata te kene nevoje per kurse pasdite. Dhe po flas per Tiranen, per shkolla si Petro Nini Luarasi. Nuk arrij dot ta marr me mend se cfare ndodhe ne Tropoje, Puke apo gjetke. Dhe qartasi as mund ta nisim te krahasojme shkollat e jona te larta me ato italiane (psh. La Sapienza me UET e Cilit , as ju vjen per te qeshur).

Klosi i referohet perpjekjeve te dijetareve shqiptare per ta pasuruar, dhe faktit qe atyre nuk u vihet veshi. A jemi te sigurte qe ketu qendron faji? Mos valle kombi yne dhe bashkeathdhetaret tane nuk jane aq te zote sa kemi qejf dhe deshire t'i paraqesim? Dmth. e thene troc, mos jemi mbushur me injorante dhe debila? Psh. kur shohim Arjan Canin qe argetohet me Lek Plepin, sa prej bashkeatdhetareve tane kenaqen? Ose kur shohim Ristanin qe tallet me qytetaret e tij perpara kamerave? Ose kur shohim qe Lideri i Qeverise mashtron pa problem ne mes te Gjermanise? Ose kur shohim indiferencen aspak qytetare te liderit te Opozites, i cili komunikon vetem me rrjeshta te shkurter ne twitter, ndoshta nga paaftesia e tij per te folur live me gjate. Se qe eshte i afte te shkruaje ne liber e kemi te provuar. Eshte kurioz fakti qe Klosi qe ate liber e ka mbrojtur ne shtypin e vjeshtes, nuk ka asnje ankese per stilin e keq qe e pershkron. Fjali-paragrafe prej me shume se 20 rrjeshta, ne te cilat kur mberrin ne fund ke humbur fillin se ku nise. Dhe kur vertesia e ngjarjeve ze pjesen me te vogel te interesit.

Ciao!

Jo gjithmone jam dakort me

Jo gjithmone jam dakort me tezat e Z. Vehbiu dhe Z. Klosi, por ata duhen respektuar dhe perkrahur sepse jane nje grup shume e i vogel qe kujdesin per gjuhen shqipe (mos harrojme qe gjuha eshte themeli i cdo kombi) e promovojne vazhdimisht ne publik. Rrojme ne epoken e marketingut dhe konsumit te shpejte te informacionit, prandaj edhe perkujdesia per gjuhen shqipe duhet promovuar fort ne media.

Gjuha shqipe po ballafaqohet me nje problematike te madhe ne 10 vitet e fundit dhe eshte bere i domosdoshem nje kongres i gjuhes per ta vene perseri ne shina dhe sidomos ne shinat e duhura. Perdite e me shume une per vete po kam veshtiresi per te shkruar shqipe korrekte por edhe komunikuese njekohesisht. Reflektimi i kesaj corbes se fresket gjuhesore eshte edhe fakti per shume fjale sidomos ato te importuara ne 20-30 vitet e fundit mund te gjesh kater versione qe nuk perputhen: ai qe flasin njerezit, ai zyrtar i gjuhetareve, ai i Google Translate, dhe ai i Microsoft autospelling. Mos u vini fajin ketyre dy te fundit se rremujen nga ne shqiptaret e kane marre.

O Zenel, me vjen keq qe ben

O Zenel,

me vjen keq qe ben propaganden e vrasesve dhe urdheruesve te tyre ne kete forum te respektuar. Kjo eshte puna jote (ku i dihet, mbase je nje prej tyre), por per lexuesit po them se Klosi nuk eshte shprehur asnjehere kunder vilave me oborr dhe gjelberim ne periferine e Tiranes. Ai ka denoncuar masakren e kurores qe kryekomunaret e Berishes po bejne me pallate 8-kateshe maje kodrave me ullinj (te cilat nuk mund te barazvleresohen me 8-kateshet e Rames brenda vijes se verdhe).

Tani, sa per vilen, Klosi ate e ka bere dalengadale, me nje pune 14-vjecare, dhe nuk e ka perfunduar asnjehere per mungese parash (gjysma e shtepise nuk eshte ende e suvatuar nga brenda), ndersa dyert dhe dritaret i ka bere vete ne oborr se i jepet dora per pune zdruktharie. Nuk eshte parazit si puna jote, por punetor si askush - ka perkthyer me cilesi te larte aq faqe librash nga anglishtja, frengjishtja, italishtja e gjermanishtja sa i gjithe fisi yr bashke nuk ka lexuar gjithe jete. Nga e di une kete? Nga dashuria jote per vrasesit e 21 janarit dhe urrejtja per intelektualet (kot qe e quan me ironi Ardian Vehbiun me emrin e te jatit Ylvi, pasi kushdo do te ndjehet krenar me ate baba). Ke ke baba ti, na e trego njehere se kushedi se c'mesojme?!

o admin, fshije komentin e

o admin, fshije komentin e atij zenelit se eshte fyes... mjaft jane bastardet qe shohim e degjojme ne pune a ne rruge, nuk na duhet edhe ketu te lexojme nje bastard gjakprishur.

Zeneli, si kushdo nga ne, ka

Zeneli, si kushdo nga ne, ka te drejte te shpreh mendimin e vet. Por ai dhe askush tjeter nuk ka te drejte te hedhe gelbaza te tilla mbi ata qe u moren jeten me 21 janar dhe grat e tyre te veja.

Te lartesosh vrasesit e te poshtrosh viktimat e nje krimi, sic ben Zeneli ne kete sit, eshte shprehja me sinjifikative e nje shpirti kriminal.

Te vjella si keto te Zenelit moderatori nuk duhet t'i lejoj te ndotin kete faqe.

Pse merziteni, Zeneli eshte

Pse merziteni, Zeneli eshte Serb.

Add new comment