Moskuptimet mes Vetvendosjes e diplomacisë perëndimore nuk kanë të sosur

Postuar në 06 Shkurt, 2012 10:55

Vetvendosja ka ditë që po bën fushatë në favor të emërtimit ‘Republika e Kosovës’ në të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare, ku pala kosovare apo autoritetet e Kosovës do të qëllojë të jenë të pranishme. Vetvendosja ka lënë të kuptohet se qeveria e Kosovës ka rënë dakord të mos shkruhet ky emërtim, ngaqë këtë gjë ia kanë kërkuar ndërkombëtarët nën presionin e serbëve të Beogradit.

Por ky reagim i Vetvendosjes (eksponentë të saj kanë thënë, gjithashtu, se “ky veprim i qeverisë është në kundërshtim me kushtetutën, dhe njëherit tradhëti e lartë”), ashtu si dhe disa reagime të tjera të kohëve të fundit të kësaj lëvizjeje, ka shqetësuar diplomatët perëndimorë. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, është shprehur se “ajo që po bën Vetvendosja, është një kopsht politik i fëmijëve”. “Në BE, OSBE, OKB dhe në instanca të tjera ndërkombëtare, delegacioni gjerman zakonisht është i ulur prapa shenjës “Gjermania” dhe jo “Republika Federale e Gjermanisë”, saktëson ambasadori. “Nuk ka arsye pse të jetë ndryshe në rastin e Kosovës”, e ka mbyllur arsyetimin ai.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Po nese nuk qenka aq e rendesishme pse gjith kjo zhurme?

Pse gjith ky insitim i Beogradit dhe ambasadoreve per nje gje kaq te parendesishme, apo jo ?

Si kudek kompromiset e planifikuara nuk po  shkojne sipas planit  e sic duket fajin e ka Vetevendosja.

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

Pothuasje gjithmone kaq qene pro veprimeve te Albin Kurtit, por kesaj radhe per mendimin tim e ka shume gabim. Kosoves po i ofrohet nje kompromis taktik qe nderkombetaret mezi e arriten me Serbine.  Te marrin pjese ne samitet nderkombetare me kusht qe te quhet Kosova dhe jo Rep. e Kosoves. Dhe ketu nuk behet fjale qe te nderrohet emri i shtetit te Kosoves por qe thjesht ne samit te jete vetem emri Kosova.  Edhe ne Republika e Shqiperise e kemi me kushtetute, por kudo perfaqesohemi is Albania.

Submitted by Anonim (not verified) on

Anti-indiferenti, Ambasadave i intereson te kete stabilitet dhe bashkpunim me cdo kusht.

Jo qe jane njerez te keq apo naj duan te keqen si komb, thjesht nuk duan me te harxhojne miliona per ushtaret e tyre ne Ballkan.

Por kjo nuk to te thote qe ne nuk duhet te ndjekim interesin tone kombetar.

Mos haro se nuk ka lidhje se si quhet shqiperia sepse eshte antare e OKB-se, ndersa per kosoven kjo ka rendesi thelbsore.

Ambasadat, duan qe serbia te mare statusin e kandidatit e te hyje ne BE per ta larguar nga Rusia, por ne nuk duhet te pranojme

qe kjo te behet ne kurizin tone.

Serbia ka nevoje te perballet me te kaluarn dhe te tashmen e saj fashiste, si gjermanet qe u perballen me nacizmin.

Nje Serbi e ketille ne BE do te jete problem per te gjith.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.