Greqia përgatitet për zgjedhje të parakohshme; do të mbahen në prill

Në Greqi do të mbahen në muajin prill zgjedhje të parakohshme, pasi kjo qeveri nuk ka këllqe të përballet me pasojat e ndërhyrjeve e të reformave që po bën. Në këtë periudhë krize do duhej një maxhorancë me legjitimitet të padiskutueshëm (një që të ish produkt i një vullneti të qartë elektoral), sidomos tani që koston e masave anti-popullore “e ka paguar” qeveria e improvizuar e Papademosit.
Ndërkohë BE-ja nuk do të heqë dorë së kërkuari garanci nga udhëheqësit politikë të Greqisë që pas Prillit të respektohen një për një të gjitha zotimet e marra, pavarësisht se fiton njëri apo tjetri. Mirëpo, nga ana tjetër, ekonomia e Greqisë nuk po jep shenja këndelljeje. Përkundrazi, po mban ritmin e tkurrjes. Në tremujorin e parë të vitit 2011, tkurrja ishte 8%, në të dytin ish 7,3%, në të tretin 5%, dhe në të katërtin 7% (me tkurrje duhet kuptuar rritje negative).
Në këto rrethana, të gjithë janë duke bërë pyetjen: Ok, Greqia po bën shkurtime që të kursejë, por ku do shkohet kështu, nëse nuk merren masa që ekonomia të rritet? Do të jetë qeveria e pas-zgjedheve që do t’i japë përgjigje kësaj pyetjeje.
Re.Pu.
Comments
E vetmja menyre per te pasur

E vetmja menyre per te pasur rritje eshte te dalin nga Euro. Kjo do te ndodhe ne mos tani me vone pas zgjedhjeve. Sdq do jete nje katastrofe ne te pakten 12 muajt e pare. Sistemi bankar do te falimentoje, cmimet do rriten dhe te ardhurat do bien ne menyre drastike. Pa konsideruar kaosin qe do mbizoteroje. Pas kredise 130 miliarde qe mund te marrin borxhi do shkoje 180% e GDP-se. Italia portugalia dhe Irlanda me aq sa di e kane ne kufirin e 120 % dhe kane nje sistem fiskal ku e ku me Greqine e skane as gjysmen e problemeve te tyre. Deshtimi i Greqise eshte i gjithanshem dhe jo vetem ne drejtimin financiar. Pritet qe pas implementimit te masave per te cilat eshte rene dakort, BE ti kerkoje dhe 1.3 miliarde euro te tjera shkurtime ne buxhet sepse vetem ne kete menyre arrihet objektivi qe brenda 2020 borxhi te ulet ne masen 120%.

Sdq spo i kercet kujt se si shkojne punet me ta (une mendoj qe shume shpejt do falimentojne) por se cfare impakti do te kete ketu e sidomos mbi sistemin tone bankar te mrekullueshem.

"Individ", e vetmja menyre

"Individ", e vetmja menyre eshte qe greket te shtrojne ne pune kurrizin (perfshire dhe rruazat e fundit te shtylles kurrizore). Ne qe jetojme ne perendim habiteshim se si italianet e ndanin gjate javes birren "media" (gjysem litri) ne tre veta, ndersa greket buzuk e aheng, dite nate, ne fillim, ne mes e ne fundjave! Tani qe u shtrengua rrypi e u shkurtuan festat, dalin e djegin Athinen. A thua mendojne se do t'ua paguaje Europa demet?

Nese mbeten vetem, do t'u duhet shume me teper kohe te rimekemben. Nuk eshte gabim qendrimi i Greqise ne Europe, por ishte gabim qe greket mashtruan per te hyre ne Europe!

E njejta gje po ndodh me shifrat tona ekonomike, modelin ekonomik Salibode, heqjen e bores nga catite kur je duke vdekur nga te ftohtet dhe uria, kinezcen si gjuhe te detyruar ne shkolla tona etj...

Keq emigrantet tane ne Greqi, mos me keq shqiptaret ne Shqiperi.

Add new comment