Gjergj Bojaxhi: Gazeta Shqiptare gënjen!

Në ballinën e Gazetës Shqiptare njoftohej sot se Gjergj Bojaxhiu ka deklaruar se është ende anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Në brendësi të gazetës thuhet se kanë kontaktuar dje Bojaxhiun, pas deklaratës së Kreshnik Spahiut në Top Story, se ai, së bashku me Pëllumb Xhufin dhe Myslym Pashajn, do t’i sugjerohen Kuvendit si kandidatura të Aleancës Kuqezi për President të Republikës. Dhe Gazeta Shqiptare citon Bojaxhiun të ketë thënë: “Unë jo vetëm që nuk jam larguar, por vazhdoj të jem ende anëtar i forumeve të saj, jam anëtar i Këshillit Kombëtar të PD. Mund të kem rezervat e mia, por unë jam aktualisht në PD. Nuk kam marrë vendim tjetër konkret për t’iu bashkuar ndonjë partie të re që mund të krijohet”.
Ne kontaktuam z. Bojaxhi dhe e pyetëm rreth kësaj deklarate që ka vënë në gojën e tij Gazeta Shqiptare. Ai e mohoi kategorikisht të ketë bërë një intervistë apo të ketë dhënë një deklaratë të tillë për gazetën. Ai tha se ka biseduar në telefon të enjten në mëngjes me një gazetare të Gazetës Shqiptare (pra, para deklaratës së Spahiut në Top Story) për një intervistë të ardhshme në lidhje me alpinizmin, dhe jo në lidhje me alternativat e reja politike që po shfaqen në Shqipëri.
Re.Pu.
Comments
Dmth lajmi ishte qe nuk ka
<p>Dmth lajmi ishte qe nuk ka dhene interviste per Gazeten Shqiptare apo qe nuk eshte me anetar i keshillit kombetar te PD?</p>
po mir mo ju qe e morret ne
<p>po mir mo ju qe e morret ne telefon pse se pyetet eshte apo jo ne pd?</p>
Media nuk po pasqyron nje
<p>Media nuk po pasqyron nje gafe kolosale te Kreshnik Spahiut: ky zoteria nuk mund te behet president (kushdo qe ta propozoje) pasi nuk ka mbushur 40 vjec.</p>
Add new comment