Nga Pollo te Berisha: Internet me çmim të lirë në pikat postare!!!

Më 28 korrik të vitit të shkuar, Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit, Genc Pollo, ka qenë në ambientet e Zyrës Postare Nr. 3 në qytetin e Durrwsit dhe në prani të Arqile Goreas, Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare, “duke parë nga afër ecurinë e zhvillimit të projektit të Internetit falas, ndërrmarrë nga Posta Shqiptare në kuadrin e nismës së Qeverisë shqiptare”, tha: “Shifrat që jep Posta Shqiptare janë jashtëzakonisht inkurajuese. Janë afro 2.9 milionë përdorues gjatë 7 muajve të këtij projekti, dhe diçka më pak se 400 mijë përdorues në muaj në të gjithë vendin”. 2,9 milionë përdorues të internetit që kanë zbarkuar në pikat postare? 400 mijë/muaj? I bie që në posta të ketë pasur radhë të gjata internautësh. Ka parë njeri radhë në posta?
Sot doli boss-i i Pollos, dhe e zhvilloi me tej, në stilin e vet të ngritur mbi teprimin, këtë “nismë”: “Ne do u ofrojmë shqiptarëve gjatë muajve që vijnë internet me çmimet më të ulëta në Europë. Nuk do ketë një vend të dytë, pavarësisht nga madhësia dhe zhvillimi teknologjik, që do të ofrojë internet më lirë se në Shqipëri. Ne do bëjmë gjithçka që qytetarët e këtij vendi të marrin internetin me çmimin më të ulët. Shpreh keqardhje për çmimin me të cilin iu shitet sot interneti, por absolutisht me shpejtësi të madhe do bëj që ata ta blejnë me çmimin më të ulët në Europë ose ta kenë gratis në 1200 pika në vend. Posta Shqiptare do kontraktojë shërbimin e internetit dhe do ua ofrojë kompanive të tjera në vend me çmimet më të ulëta që ekzistojnë”, tha në mbledhje të qeverisë, ku ishte i pranishëm dhe Pollo.
Folëm me dy ekspertë të fushës, të cilët reaguan me të qeshura përballë këtij zotimi kryeministror. Iu duk e tepërt ta komentonin.
Re.Pu.
Comments
Cfarë ka këtu për tu

Cfarë ka këtu për tu çuditur? Posta Shqiptare i ka të gjitha mundësitë që të konkurojë fuqishëm tregun përsa i përket shërbimit të internetit. Ajo ka filiale në të gjithë territorin dhe kjo ja lehtëson ofrimin e këtij shërbimi tek qytetarët, rrjedhimisht me kosto të ulët.

O Toni ! Nga e di ti

O Toni !

Nga e di ti qeSsala e ka fjalen per koston reale pra jo te siguruar nga buxheti i shtetit.

Nga na je kaq i sigurte se te tjeret nuk mund te ofrojne sherbim me te lire e me te mire.

Mos valle Saliu kerkon qe me paret e buxhetit (tonat) ti siguroj fitime biznesit monopol

te ortakut te familjes Bashkim Ulajt.

Add new comment