Garë politike për ta mbajtur mirë me institucionin e familjes së Jasharajve

Shtëpia e Jasharajve në Kosovë është një institucion më vete, një autoritet moral, gjë që i bën pjesëtarët e këtij fisi të nxjerrin herë pas here në publik një njeri të tyrin, i cili mban qëndrime në emër të shtëpisë. Është shenjë e një demokracie tribale, por kjo është një gjë e pashmangshme. Historia e kësaj familjeje është kaq e madhe dhe sakrificat janë kaq të afërta në kohë, sa askush nuk e vë re këtë tribalizim të demokracisë.
Në këto ditë të epopesë së UÇK-së është vënë re një garë mes aktorëve e faktorëve politikë për të rënë në sy të fisit të Jasharajve, për të trokitur në derën e shtëpisë së tyre, e për t’u pritur e begenisur prej tyre. “Hashim Thaçi nuk u prit në shtëpi”, njoftonin agjencitë e lajmeve dje. “Jasharajt presin në shtëpi Albin Kurtin”, ishte lajmi i sotëm.
Re.Pu.
Comments
Kjo nuk eshte gare por nje

Kjo nuk eshte gare por nje ndodhi e pervitshme ku gjate pervjetorit te epopese te UCK-se te gjith kreret politik

e vizitojne kete familje. Kjo ska te beje fare me tribalizem por eshte respekt per deshmoret e kombit.

Vemendja kesaj here eshte me e madhe sepse Hashim Thaci nuk shkon ne shtepin e Jasharajve sepse ata publikisht e kane

kritikuar keq qeverisjen ne Kosoven e pas luftes.

Në rallë të parë duhet ta

Në rallë të parë duhet ta kenë mirë me Kosovën pastaj me Jasharajt me gjithë respektin e madh që kamë për këtë familje

Add new comment