Dita e Verës në një ditë vere: mijra vetë rrugëve të Tiranës e të Elbasanit

Me mijra njerëz janë derdhur rrugëve e shesheve të Tiranës, të monitoruara nga policë të shumtë, sidomos në qendër e në bulevardin kryesor; janë derdhur për të festuar Ditën e Verës, siç është bërë zakon tanimë. Duket se Tirana, në planin mediatik, ia ka vjedhur festën qytetit të origjinës. Në Elbasan festa është më autentike, dhe me pjesëmarrje të pazakontë njerëzish, që nisen dhe nga qytete të tjera (nga Tirana, domosdo) për ta kaluar këtë ditë në vendin e ballokumeve, por Tirana furacake i ka vjedhur reflektorët e medias. Ndoshta është protagonizmi politik që synon ta eklipsojë Elbasanin (shumë politikanë i shihje sot rrugëve, me kamera pas vetes,‘duke iu sjellë’ nëpër këmbë festaxhinjve).
Në mjedisin festiv ka dashur të japë një dorë dhe moti i mirë dhe i ngrohtë. Edhe sikur të mos ish kjo festë, moti do t’i ndillte të gjithë po njësoj për të dalë në rrugë.
Re.Pu.
Add new comment