Berisha lidh Albpetrolin, Angjelin, vizitën e Ramës në SHBA, dhe luftën e brendshme në PS

Postuar në 22 Mars, 2012 04:30

Dje në parlament u fol për privatizimin e Albpetrolit, dhe mes të tjerash e mori fjalën kryeministri Berisha, i cili tha fjalë për fjalë (marrë nga Panorama): “U bë më shumë se një orë që ndjek debatin dhe, çfarë më rezulton, që e gjithë kjo betejë është betejë midis tyre dhe s’ka të bëjë fare, absolutisht zero, me këtë ligj që ne kemi prurë. Dhe ku flen lepuri? Lepuri fle tek Anastas Angjeli. Dhe pse tek Anastas Angjeli? Për shkak të udhëtimit të tij të fundit me kryetarin, se po i bën axhendën. Tani ju e pranoni se marrëveshjen e keni firmosur ju, pranoni që puset i keni dhënë ju, tani pranoni të gjitha dhe kërkoni ta varim në litar Anastasin. Pse nuk e bëtë përpara apo e bëtë tani që e mori kryetari me vete në udhëtim? Zotërinj, për luftëra të brendshme e përdorni këtë ju? Keni Asamblenë dhe mund t’i ngrini atje këto halle. Kush ka qenë ministër? Për kë thonë? Që të gjitha Angjeli! I cili deri më sot ishte i mrekullueshëm, por sot që e ka marrë kryetari me vete dhe i bën axhendës atje ku i bën, tani duan ta djegin në hell. Lëre tani, nuk bëhet politika në këtë mënyrë. Luftën e brendshme tuajën mos e sillni në Parlament dhe mbajeni në parti, këtu jemi pozitë-opozitë.”

E kuptuat se çfarë tha? Nëse po, meritoni një medalje.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.g (not verified) on

<p>Paska pire kafe turke Berisha dhe ne llumin e saj ka pare jo harten e zeze te Albepetrolit po levizjet ne katakombe te opozites. Le te pije dhe nje tjeter turke e ta shoh serish...se nuk dihet...se si gdhihet...Albpetroli !</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.