Pushteti korrupton, por pushteti absolut korrupton absolutisht

Emri italian Umberto Bossi është disi familjar për veshët e shqiptarëve. Është udhëheqësi historik e legjendar i partisë Lega Nord, një parti me ndikim electoral në veri të Italisë. Kartat e tij politike kanë qenë, përveç të tjerash, ‘Roma e korruptuar’ (Roma ladrona, e quan ai) dhe ‘Jugu mafioz’, e mbi këtë bazë ai kërkuar decentralizimin e pushtetit, me fjalë të tjera zhveshjen e Romës prej pushtetit dhe një si ‘vetadministrim më të madh’ të rajoneve të Italisë; me këtë të fundit ka synuar t’ia heqë veriut të pasur barrën ‘e jugut që thith nga arka e shtetit pará që përfundojnë në duart e mafias’, dhe t’i lërë rajonet e jugut “të kullandrisen me veten”.
Këto ditë kanë dalë ca gjëra në shesh, që e lënë Bossi-n pa kauzë. Financieri i partisë po hetohet, pasi ka përdorur para nga fondi i partisë (që krijohet nga financat publike) për qëllime jo elektorale. Thuhet se një pjesë të parave kanë përfunduar për ndërtimin a meremetimin e shtëpisë së Bossi-it. Ky i fundit është duke jetuar momentin më të keq politik qysh prej fillimit të karrierës; Ka mbi njëzet vjet që është leader i padiskutueshëm i asaj partie; aq i padiskutueshëm sa s’ka patur asnjë gajle e pengesë të promovojë politikisht edhe fëmijët e vet. Dhe finalja është kjo që është: Umberto Bossi është një politikan i korruptuar. Të vjen në mendje në këtë rrethanë shprehja e shumëpërdorur (e shumëpërdorur, ngaqë është e gjetur) e politikanit dhe shkrimtarit Lord Acton: Pushteti korrupton, por pushteti absolut korrupton absolutisht”.
M.N.
Comments
Lus zotin që sa më parë,

Lus zotin që sa më parë, prokuroria e gjykata ta gjejnë fajtor, duke bërë këtu drejtësi jo vetëm për italjanët, por dhe për shqiptarët. Magallomania, arroganca e racizmi i tij, nuk kanë pasë njohur kufi. U kufizua paksa helmi i gjuhës së tij, këto kohët e fundit, pasi i ra damllaja dhe ju shtrëmbroi fytyrën. Kjo monstër raciste, kur Igli Tare luante me Breshian dhe kryesonte në javët e para të kampionatit italjan si golashënuesi më i mirë, zgjodhi të dilte në një konferencë shtypi e të villte kundër shqiptarve. duke thënë afërsisht se...me ardhjen e Tares në Breshja, në lagjen ku ai banon janë shtuar vjedhjet. Askush nuk qeshi me këtë "shaka" , përveç tij në Itali dhe qeverisë tonë në Shqipëri

Ky eshte Fashist,dhe

Ky eshte Fashist,dhe fashistet mund te jene te dobishem vetem ne nje menyre : te vdekur!

V.F.L.P!

Add new comment