Prapa arrestit të Kajollit është Berisha që kërcënon Mediun?

Postuar në 10 Prill, 2012 04:17

Gazetat e sotme ishin fokusuar më së shumti tek arrestimi i Fatmir Kajollit. Shumicës së shqiptarëve nuk u thotë asgjë ky emër (nuk qarkullon asnjë foto e tij), por në raportimet e sotme i bëhet një CV e plotë, ku bie në sy një element: Fatmir Kajolli është mik i disa ministrave. Disa gazeta veçonin vetëm Fatmir Mediun si mik të tij, por disa të tjera përmendin dhe Olldashin e Alibeajn.

Të dhëna të tjera për Kajollin: Është 47 vjeç, është biznesmen në Fier, merret me ndërtime pallatesh e rrugësh, njihet me Fatmir Mediun qysh prej vitit 1990, është anëtar i këshillit bashkiak të Fierit, është personazh i kabllogrameve të Wikileaks-it, ku figuron krahas emrave të Olldashit e Alibeajt, dhe dje është arrestuar me urdhër arresti ndërkombëtar, pasi është dënuar nga një gjykatë italiane me 24 vjet burg.

Pothuaj të gjitha gazetat ngrinin pyetjen (ose e linin të nënkuptuar): Pse ky arrestim bëhet pikërisht tani? Dhe shpjegimi gjendej në qëndrimet e Mediut ditët e fundit, të cilat – kjo është hamendja – kanë zemëruar Berishën.

E.G.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

po eshte e mundur ky skenar i arrestimit, vendimi per denimin e kajollit

eshte dhene nga gjykata italiane qene vitin 2000, dhe jane dhene 2 denime nje me 16 vite dhe tjetri me 24 vite,

kohet e fundit personi ne fjale ka perfituar tenderin e transportit urban dhe parkimet private ne fier

ne bashkepunim te ngushte me kryetarin e bashkise fier z baftiar zeqaj kane zaptuar shume prona publike,

por kajolli eshte nje nga shume persona se ka edhe me keq, kajolli ka qene edhe kandidatura potenciale per kreun e qarkut fier

por per fat te mire nuk doli antar i qarkut, dhe sot keta persona me precedent penal kane bere krim duke shkelur ligjin

duke perdhunuar institucionet  ka 8 muaj qarku i fierit pa drejtues sepse keta persona nuk pyesin per ligjin..

duhet te hetohet edhe kryetari i bashkise se fierit per shume afera korruptive te lidhura me krimin

por ky person nuk do denohet eshte e vertet se ka lidhje shume te forta me fatmir mediun dhe me ministra te tjere

ka shume prona dhe nje pasuri marramendese prej miljardash

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.