Takimi Rama-Meta dhe sikleti i medias për të gjetur një foto të përbashkët

Takimi Rama-Meta, përveç garës për të dhënë më shumë detaje krahasuar me kolegët, i ka futur mediat online edhe në një siklet tjetër, atë të gjetjes së një fotoje të përbashkët. Sigurisht që të tilla ka, por datojnë disa vite më parë.
Vendi i parë ku kërkohet zakonisht është google/images apo databaza e fotove për mediat që janë treguar të kujdesshme për të mbajtur një të tillë. Nga kontrolli në të, të dalin foto të të paktën tre viteve më parë. Ndërkohë, nëse kërkon tek agjencia e fotove LSA, fotoja më e afërt e përbashkët Rama-Meta daton më 25 dhjetor 2010 gjatë një vizite kortezie për Krishtlindje në kishën e Shën Palit në Tiranë. Fotot e tjera mbajnë diçitura të tilla si; Kryetari i LSI-së, Ilir Meta duke akuzuar kreun e PS-së ....; Kryetari i PS-së, Edi Rama duke komentuar dorë qjen e Metë s etj.
Në fotot e tjera të përbashkëta në periudha më të afërta ose janë kompozuar nga vetë fotografët duke kapur këndin e duhur ose gjatë takimeve nga pjesëmarrja e përbashkët në aktivitete. Këtij sikleti nuk i shpëtojmë edhe ne të Respublica-s pasi po na duhet ta pasqyrojmë këtë shkrim me një foto të tetorit 2009 gjatë një takimi të rastësishëm të të dy liderëve në një aktivitet për tolerancën fetare.
Mjafton një tregues i tillë për të pasqyruar atë që ka ndodhur deri më tani me këto dy liderë që prej prishjes para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2009.
S.E.
Comments
Shpresoja te lexoja ndonje
<p>Shpresoja te lexoja ndonje anlalize se perse keta dy lider nuk u ndjene rehat te shiheshin bashke se sa per database e fotove te tyre dhe ku mund ti gjejme ato. </p>
Add new comment