Ç’qëndrim po mban LSI-ja?

Postuar në 04 Qershor, 2012 05:14

LSI-ja është shprehur më se njëherë se nuk do të votojë një kandidat vetëm të maxhorancës, dhe me këtë qëndrim ka inkurajuar, të paktën deklarativisht, arritjen e një marrëveshjeje mes maxhorancës e opozitës. Por shpallja e kandidaturës së Xhezair Zaganjorit, që është bërë edhe me ok-in e LSI-së, nuk e ka ndihmuar arritjen e një marrëveshjeje të tillë. Lind pyetja: Çfarë loje po bën LSI-ja? Bazuar në retorikën e saj,  ajo po luan me maxhorancën e për maxhorancën. Edhe sot Meta eci kësaj ane me deklaratat e tij në Top Stoty: “Ky proces kërkon edhe një opozitë interaktive që propozon një kandidat për president. Mazhoranca nuk është refraktare për propozimet që mund të vijnë nga opozita", tha ai duke i mëshuar tezës së Berishës. Mirëpo, ashtu si Berisha, Meta lë pa shpjeguar se ç’don të thotë “një kandidat presidencial nga opozita”. Don të thotë që të bëhet një garë mes Zaganjorit dhe këtij kandidati? Apo që Zaganjori të bjerë, dhe në vend të tij të mbështetet ky i opozitës? Me fjalë të tjera, don të thotë një kandidat, mbi të cilin mund të bihet dakord, apo një kandidat, i cili duhet të garojë në parlament me Zaganjorin?

Re.Pu.

Comments

Submitted by I-liri (not verified) on

Qendrimi i LSI, eshte vazhdimisht dyzues, as mish as peshk. Ose mire me nusen dhe mire me vjerren. Nderkombetaret e kane bere te qarte dhe Rama me duket se kesaj po i qendron fort. Nga bisedimet do te dilet vetem me nje emer.  Po nese maxhoranca thote se ne nuk kemi emra, prandaj propozojeni ju te opozites, PS duhet te pergatitet edhe per kete variant.  Do te ishte gafe e Rames ne se do te propozonte krahas kandidatit te propozuar nga PD, nje kandidat te tij. Jo! Votohet vetem me nje kandidat te rene dakort ne bisedime, dhe deputetet e te dy poleve, si macoke te bindur qe jane votojne me 123 vota presidentin e ri.

Submitted by katarakti (not verified) on

Ne gjithe kete katrahure LSI- ja po perpiqet t'i rrise piket vetes. Pra te riabilitohet ne syte e publikut pas skandalit te rryshfeteve dhe mitmarrjes qe u publikuan nga deputeti Prifti. Edhe takimi me Ramen ketij qellimi i sherbeu. Pra retushimit te imazhit te saj te perlyer. Kjo eshte e gjitha.

Submitted by Albi (not verified) on

Sa te veshtire e beni. Me pak fjale po i thote Rames mjaft me pavendosmerine, zgjidh nqs do mbeshteses Nanon apo jo. Ata kane nxjerre nje emer qe eshte pertej asaj cka prisnim prej tyre.  Nqs Rama nuk e pelqen duhet te thote pse dhe ke propozon. Procesin qe donte e ka, u takua me Berishen dhe tani duhet te thote emra. Sepse pervec Rames vete askush nuk e kupton cfare po kerkon ai tani.

Submitted by Individi (not verified) on

Meta ja shtyu ngjalen pak me thelle Rames. Albi harroje Fatosin se nuk behet president. As Edi e as Saliu nuk e duan.

Submitted by Albi (not verified) on

E vertete eshte. Te dy duan te shofin ndonje plak matuf aty, jo dike qe mund ti sfidoje. Problemi eshte se Rames nuk ja mban ta thote hapur qe nuk e kandidojme e ka frike mos krijon pakenaqesira te tjera. Tani e i duhet cdo vote qe mund te mbledhe, e jo me te humbase edhe ca vota te tjera. Kjo ishte dilema e 2007, kjo eshte dilema e 2012.  Si ta mos ta beje Tosin president duke mos e thene asnjehere hapur ne menyre qe te laj duart si Pons Pilati.

Submitted by Bisha (not verified) on

Une kam hallin e Zaloshnjes. I iken llogarite per lesh. Kane ngel si legena gazetaret e opozites. Tani as nuk e shajne dot me sepse kane bere carcafe me artikuj qe Ps pa Lsi eshte e mbaruar dhe e humbur. Te shoh cdo shpiki Zaloshnja tani, sa ti kaloje trauma qe sdo i vije krietari piktor ne pushtet.

Submitted by anonim (not verified) on

LSI është SHPK që po rrjep shiptarët anë e mbanë. Ne e kemi vetë fajin jemi një popull që meritojmë të përcaktoj fatet tona një shtangist miliarder, por është një 5% e këtij populli që nuk e meriton. Çtë bësh dhe nga Turqia u çliruam të fundit, kështu që sna e ka fajin as shtangisti e as Europa.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.