Çfarë do t’i ketë thënë Sannino Berishës?

Postuar në 07 Qershor, 2012 06:50

Pas takimit të Berishës me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, Kryeministria nxorri një njoftim, ku shkruhej gjerë e gjatë për çfarë tha Berisha, por jo për çfarë tha mysafiri nga Brukseli (njoftimi i plotë vijon më poshtë). Në deklarata të tjera të ngjashme, janë cituar dy-tre fjali të thëna nga mysafirët, edhe kur ato kanë qenë pak me spec. Për të mos përmendur rastet kur janë  bërë citime të gjata të mysafirëve që kanë thënë fjalë që i kanë ardhur për shtat Berishës.  Çfarë do t’i ketë thënë Sanino Berishës?

Njoftimi i i Kryeministrisë: “Kryeministri Berisha priti sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian zotin Stefano Sannino. Zoti Sannino shoqërohej në takim nga Kreu i Delegacionit të BE-së Ambasadori Ettore Sequi.Pasi i uroi mirëseardhjen zotit Sannino, Kryeministri Berisha vlerësoi angazhimin e Komisionit dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian në ndihmën që i jep Shqipërisë për çuarjen përpara të reformave të nevojshme për integrimin evropian. Në përgjigje të interesit të zotit Sannino për vazhdimësinë e këtyre reformave, kryeministri Berisha e siguroi atë për angazhimin e plotë të mazhorancës për përmbylljen e tyre sa më shpejt në përputhje me rekomandimet dhe prioritetet që Shqipëria ka në procesin e integrimit.

Në takim u bisedua edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Kryeministri Berisha theksoi, se në respekt të angazhimit të tij të bërë publik prej kohësh, procesi që po zhvillohet është në përputhje të plotë me gërmën dhe frymën e Kushtetutës, i bazuar në negociata dhe konsultime. Ai shprehu besimin se procesi që po zhvillohet në Parlament dhe kandidatura e ofruar nga mazhoranca, përmbush më së miri kushtet dhe kriteret që ky proces të përmbyllet me zgjedhjen e një Presidenti të Republikës që siguron konsensus dhe mbështetje të gjerë të forcave politike dhe opinionit publik.”  (http://www.keshilliministrave.al/?fq=brenda&m=news&lid=16562 )

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Kur vijne europianet, Sala var kuadrin e Skenderbeut.

Kur vijne turqit e hjek.

Submitted by nik (not verified) on

O Muc.Po ti sikur nuk i ke qef keto nderkombetaret,pra perse interesohesh se cfare kane thene.

Presidenti eshte i joni dhe do ta zgjedhim ne dhe jo nderkombetaret.

Prandaj qendroji asaj qe ke thene o muc nano.

Submitted by adi (not verified) on

Më kojton R.Alinë kur donin të gjenin prova kundër Mehmet Shehut:  " Nuk e dimë çfarë i tha Brezhnjevi Mehmetit"

Submitted by Lomi pri Baldushku (not verified) on

O Nik ti ne u sgjedhim i mut ate e sgjedh Sala si i do bytha Arvizus.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.