Autoironia i bën mirë një politikani …. britanik

Postuar në 08 Qershor, 2012 02:16

Wallace & Gromit është një film me kartona, ku personazhet kryesorë janë dy, Wallace dhe Gromit pra. Dikush ka thënë se Ed Miliband, kreu i laburistëve britanikë, i ngjan personazhit Wallace. Miliband ka gjetur pakëz ngjashmëri vërtet (shikoni foton shoqëruese), e nuk është çudi t’i jetë shkaktuar një makth i lehtë prej këtij zbulimi, por ai e ka marrë në mënyrë tepër sportive këtë histori. Duke mbajtur një fjalim dje në Londër mbi identitetin nacional, ai e ceku këtë ‘problem të vetin’. Fillimisht ai bëri një autobiografi me dy rreshta: “Ky jam unë, djali i një refugjati çifut e i një akademiku marksist, një tifoz i akuadrës së Leeds-it, dhe më në fund një tifoz i bejzbollit”. Dhe pas kësaj, doli në temë: “E di që ngjaj me Wallace-in e filmit Wallace & Gromit. Por s’kam ç’bëj. Nëse mjeshtrat e PR-it politik do të ndërtonin modelin e identikitin e një politikani, ky i fundit nuk do të ngjante me mua”.

E.G.

Comments

Submitted by Tarbiat (not verified) on

<p>U lodhe shume per kete &quot;lajm&quot;!?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.