Nga ...urinimi, në kërkim për 21 janarin (!)

Postuar në 14 Qershor, 2012 10:13

Gazetari Fatos Mahmutaj është një nga të plagosurit e 21 janarit. Dje ndodhej mes dëshmitarëve që ishin thirrur në gjykatë në seancën e radhës. Çfarë i ka ndodhur? E rrëfen në këtë dëshmi të botuar në shtypin e sotëm:

"...Dje, të mërkurën, ndodhesha te Gjykata e Tiranës ku po prisja të pyetesha si dëshmitar në gjyqin për “21 janarin”. Në fakt aty isha edhe gjatë dy seancave të mëparshme: Në të njëjtin vend, në korridor të gjykatës duke pritur që të dëgjoja emrin kur të ma thërrisnin. Nga të qëndruarit shumë në këmbë, po më bezdiste shumë, më falni shprehjen, urinimi. Kështu që shkova në tualet për të mbaruar punë dhe kur u ktheva më thanë që një polic i ngarkuar nga gjykata vetëm për të lajmëruar dëshmitarët më kishte kërkuar nëpër korridor dhe nuk më kishte gjetur.
Sinqerisht më kuptoni sa shumë u shokova nga ky fat i keq. As vetë nuk arrij ta kuptoj këtë sesi ndodhi, por ja që është e vërtetë. E njëjta gjë më ka ndodhur edhe dy herët e tjera. Më thanë më pas që gjykata ka vendosur se duhet të më gjejë policia dhe të më sjellë në gjyq për të dëshmuar.
Tani që kreu i ri i sistemit të drejtësisë u bë një kamikaz i Saliut, drejtësia do t’ia dalë mbanë kësaj dosjeje, të cilën pres ta gjykojë me zell të paparë. Po, po më besoni. Tani, ne të plagosurit dhe familjarët e katër të vrarëve presim që të shohim të kryqëzuar ata që na masakruan më 21 janar. Po kështu shpresojmë që drejtësia do i japë fund punës së Sali Berishës dhe Lulzim Bashës si dy urdhëruesit e masakrës.
Ehhh sa mirë që do të ishte kështu! Sa shumë ëndërroj edhe unë! Ndaj po ulem me këmbë në tokë. Unë prej 16 muajsh jetoj në Bruksel. Por edhe sikur të mos ekzistonte fakti i njohur botërisht, si dhe dhjetëra publikimet e mia mediatike me shkrim, audio dhe video, 99% e njerëzve të drejtësisë së kryeqytetit më njohin personalisht. Këta e dinë shumë mirë që unë jetoj në Bruksel. Kjo gjë është përmendur edhe ne raportin më të fundit të DASH-it. (Besoj njerëzit e drejtësisë duhet ta lexojnë ndonjëherë këtë pasi aty flitet gjithmonë për punën e tyre). Pasi solla këto fakte, kam një pyetje për zotërinjtë e drejtësisë. Edhe sa kohë do të çojnë polic mavrinë të më kërkojë në korridorin e gjykatës për të më marrë dëshminë? Si përfundim kam edhe një sugjerim: Jepini fund hipokrizisë dhe talljes me viktimat pasi, siç jeni ju sot isha unë dje. Dhe siç jam unë sot do të jeni ju nesër...!"

Re.Pu.

Comments

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Sec kam nje pershtypje qe genjen ky tipi, dhe hajde gjeje pse. Le qe me keto deklaratat me "kamikaz i saliut" duket qe eshte tamam deshmitar i paanshem.

Submitted by George (not verified) on

Ndersa une kam pershtypjen qe e coi vete doren ne trajektoren e plumbit si pjese e skenarit anti qeveri qe ishte thurur prej kohesh...

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Fort i nderuar George.

Nuk po flas per trajektoren e plumbit. Po flas per genjeshtrat me urinimin qe ka bere me lart. Disa njerez mundohen ti shmangen drejtesise kur vjen puna per te deshmuar, dhe ky me duket nje nga ato.

Submitted by Anila (not verified) on

Meqe ja paskan punuar dhe here te tjera me kete punen e urinimit dhe meqe e paska me zell te deshmoje i keshilloj qe heren tjeter te marre nje shishe boshe plastike. Dhe po i erdhi per te urinuar perseri, ta beje urinen aty, pa levizur nga vendi. Po ku e keni gjetur kete gazetar mjeran more.

Submitted by Agimi (not verified) on

o Berti,

Kjo qe thote ky gazetari nuk duhet te ndodhe asnjehere tek asnje deshmitar/e  gjyqi...qe mungon sepse po bente , me falni shprehjen, shurren !

Une u habita shume , me thene te drejten, se si krijon probleme puna e shurres neper gjyqe.

Shurra eshte shurre !

Ajo (shurra) i vjen sejcilit cdo deshmitari, burre, grua, djale, vajze, plak me pension, plak pa pension, i papune, ushtarak i larte, byth-q.re, i dipllomuar,

shofer autobuzi, shofer i zukut te druve (ju kujtohet zuku i druve ? ), shiteses se bylmetit, zyshes se kopeshtit, te papunit, te pastrehesit, te pandershmit, te pacipeplasurit, arketares tek fatura e dritave, pabuksit, hakersit, bariut, lopcarit, SHPELLARIT ( you know what I mean)....e plot e plot te tjereve  deshmitare te gjyqeve.

Shurra u vjen ...pothuajse te gjitheve !

Dhe nuk eshte zgjidhur kjo puna e shurres per deshmitaret neper gjyqe ?

Polici i gjykates duhet te kete ,dreqi ta haje, aq mend sa te therrase edhe afer nevojtores (shurretores) emrin e atij deshmitari  Fatos  Mahmutaj nese nuk gabohem,

dhe duke e ditur se ky Mahmutaj nuk e paska per here te pare qe boka shurren ne momentin kur e therrasin....

Instiktivisht une i besoj ketij Fatos Mahmutaj sepse e para, e kam lexuar me interes dhe e kam admiruar , e dyta shurra eshte shurre dhe mund te kapi edhe ne avion cdo here qe fluturon (boka edhe rime)

...por me vjen cudi me policin shqipetar neper gjyqet shqiptare se si nuk i vjen ndermend qe te afrohet afer nevojtores  dhe te bertase me ze te larte :

" A ka ketu Fatos Mahmutaj " ?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.