I vihen prangat shoferi të autobuzit me veprimtarë të AK-së; ‘e ka shpikur’ fuoristradën?

Është arrestuar Mit’hat Biçaku, shoferi i autobuzit që bartte delegatë të Aleancës Kuq e Zi. Policia nuk ka besuar pretendimet e tij, sipas të cilave një fuoristradë është përplasur qëllimisht me autobuzin deri sa ka bërë që ai të humbasë kontrollin e mjetit të tij. Ky është një pretendim që e kanë dhe një numër udhëtarësh, por ekspertiza e deritanishme e policisë ka arritur në përfundimin se shoferi, jo vetëm ka rënë në humnerë për fajin e tij, por edhe e ka shpikur ngjarjen me fuoristradën ‘armike’.
Duke qenë se policia shihet me dyshim nga Aleanca Kuq e Zi, që është ‘palë’ në këtë histori, priten dhe përfundimet e prokurorëve. Këta të fundit kanë marrë në pyetje një numër udhëtarësh, tok me shoferin, por dëshmitë e tyre u rezultojnë të jenë kundërthënëse. Ngjarje e çuditshme. Do ish mirë të mos kish spekullime d eri sa të ndriçohej e tëra.
Re.Pu.
Comments
Shoferi ka genjyer,biles nuk
<p>Shoferi ka genjyer,biles nuk eshte rrezuar fare.E ka shpikur kete ngjarje nga kafeneja,ose fare ka qene ne enderr.Ne jo qe nuk kemi polici,por as budallenj nuk gje me ne rruge.I ka marre saliu ti beje drejtore policie.</p>
Nese ka ndonje rob te besoje
<p>Nese ka ndonje rob te besoje se qeveriu paska cu nje fuoristrade per te rrezu autobuzin e disa mbeshtesve te Kreshnikut, kjo do te thote se ose robit i kane bo lavazh trushe, ose robi ska pas nevoje per lavazh trushe se ska tru fare, ose deliri i Spahise eshte nje problem qe i shtrohet per zgjidhje psikiaterve! Nese ne Shqiperi do te kish nje qeveri qe i con furositada me rrezu autobuze simpatizantesh, 3 milione shqiptare pa dallim partish do e kishin rrezu kete qeveri per 5 minuta!!! Cfare fantazie dhe idiotesie! Atentat me rrezime autobuzesh! Po te perdori trenin Kreshniku, i bi qe qeveriu do luaje filmin BETEJA E SHINAVE;-PPP vari tr... Psikopatit dhe debilave qe e besojne...</p>
Add new comment